Nga Vendi
29 November 2025
Sot sërish protestohet në Koçan për viktimat nga zjarri në diskotekën “Pulse”

Një tjetër “Marsh për Engjëjt” do të mbahet në Koçani këtë pasdite.

Prindërit e viktimave në tragjedinë “Pulse” u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen atyre.

Marshi do të fillojë në orën 14:05 nga Parku i Revolucionit dhe është paralajmëruar si një tubim paqësor dhe dinjitoz, kushtuar viktimave dhe si një kujtesë se pas çdo vendimi gjyqësor ka jetë të vërteta njerëzore dhe familje që ende presin drejtësinë që meritojnë.

Gjyqi për rastin “Pulse” ka filluar në sallën e gjyqit në Burgun e Idrizovës, në të cilin akuzohen 35 individë dhe tre persona juridikë.

Disa nga avokatët e të pandehurve kanë kërkuar shtyrje, pasi nuk e kanë marrë aktakuzën e integruar, kështu që nuk mund të bëjnë deklarata hapëse.

Një seancë e re dëgjimore është planifikuar për të martën.



Të ndryshme
Më shumë
Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë 1 October 2026
Qeveria e Maqedoisë: Do të vijnë ekspertë të huaj për të ndihmuar hetimin për zjarrin tragjik në Tetovë10 September 2021
Një multimilioner 70-vjeçar zbulon se e ka fituar zemrën e të fejuarës së tij 26-vjeçare me buzëqeshjen e tij magjepsëse 5 March 2026