Nga Vendi
29 November 2025
Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale LSDM ende nuk po arrin të mbledhë veten

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale LSDM ende nuk po arrin të mbledhë veten. Në kryesinë e partisë tanimë disa nënkryetarë dhe anëtarë të bordeve kanë dhënë dorëheqje ndërsa dorëheqje në parti ka kërkuar edhe Oliver Spasovski si koordinator i grupit parlamentar. Megjithatë siç njoftoi kreu i kësaj partie Venko Filipçe, Spasovski edhe më tej do të jetë koordinator i grupit parlamentar. Siç mësohet, Spasovski është irrituar nga sjellja e nënkryetares së partisë Ana Çupeska e cila pa u konsultuar me Spasovskin, ka dorëzuar në arkivin e Kuvendit propozimin e partisë për strategjinë e “linjave të kuqe” në kontestin me Bullgarinë. Pritet të shkarkohet edhe Metodija Ilievski e në vend të tij të vij Aleksandar Trajanovski.

“Po kjo ndodhi mes dy rretheve zgjedhore mirëpo arsyeja ishte një keqkuptim teknik të cilin e sqaruam ndërkohë. E kuptoj reagimin e tij për këtë çështje sepse kjo solli në një situatë të pakëndshme por nuk ishte as e qëllimshme as tendencioze. Pas bisedimeve dhe pas sqarimit të atij keqkuptimi, gjithsesi Oliver Spasovski do të ngelet koordinator i grupit parlamentar. Gjatë kësaj jave që vjen do të kemi mbledhje të trupave të partisë ku do të emërohen dy nënkryetarë të ri dhe do të ketë ndryshime edhe në bordin ekzekutiv të partisë”, tha Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së.



Të ndryshme
Më shumë
Tsipras: Bullgaria mike duhet të gjejë vullnetin politik për një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut17 June 2021
Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut27 October 2026
Arjanit Hoxha në Gostivar: Me rebalancin e buxhetit, janë siguruar mjetet për subvencionet në bujqësi 2 July 2021