Nga Vendi
1 December 2025
Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Sot është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës.

“(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.

Shpat Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

I ndjeri u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin mijëra shqiptarë.



Të ndryshme
Më shumë
Bes Kallaku: Është më mirë të jesh afgan në Shqipëri sesa shqiptar20 September 2021
Kryeministri i Shqipërisë, Rama iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera20 August 2021
Zaev: I dëshiroj suksese Shqipërisë nëse vazhdon bllokada bullgare22 July 2021