Nga Vendi
9 September 2026
“Babai” në skenën e Teatrit Shqiptar, Bekim Sali vlerëson lartë kontributin e aktorit Bajrush Mjaku

Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, përmes një njoftimi në Facebook, ka shprehur vlerësim të lartë për aktorin e madh Bajrush Mjaku, i cili ka interpretuar sonte shfaqjen "Babai" në Teatrin Shqiptar në Shkup. 
Sali shkruan se karriera e aktorit Mjaku, është dëshmi e roleve të paharrueshme që kanë dhuruar emocione ndër breza të tërë. 


Postimi i plotë: 


Sonte në Shkup, në Teatrin Shqiptar, patëm nderin të ndiqnim shfaqjen “Babai”, një vepër  që prek thellë kujtesën, familjen, jetën dhe dinjitetin njerëzor.
Kjo mbrëmje ishte edhe një moment i veçantë për të nderuar Bajrush Mjakun, një nga emrat më të mëdhenj të skenës shqiptare, i cili prej 53 vitesh i është përkushtuar teatrit dhe artit.
Një karrierë e ndërtuar me talent, përkushtim dhe role të paharrueshme, që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë. Sot, përmes rolit të “Babait”, Mjaku dëshmon edhe një herë madhështinë e një aktori që ka ditur ta shndërrojë skenën në kujtesë dhe emocion për breza të tërë.
Mirënjohje për mjeshtrin Bajrush Mjaku dhe për të gjithë ekipin artistik për këtë mbrëmje të veçantë.



Të ndryshme
Më shumë
Matoshi për marrëveshjen në Bruksel: Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve 1 October 2021
“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, burri vret gruan dhe tenton të mbysë djalin 18-vjeçar21 June 2021
Osmani dorëzon presidencën, Haxhiu merr përkohësisht drejtimin e shtetit 4 April 2026