Nga Vendi
2 December 2025
Çairi nderon Shpat Kasapin: Mbledhje komemorative mes dhimbjes dhe mirënjohjes

Në ambientet e Komunës së Çairit sot u mbajt një mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shpat Kasapi. Familjarë, miq si dhe përfaqësues të pushtetit lokal e qendror morën pjesë në ceremoninë e organizuar për të kujtuar figurën e tij njerëzore dhe artistike. Momenti më emocional i aktivitetit erdhi nga nëna e këngëtarit, zonja Gylymsere, e cila mes dhimbjes shprehu mirënjohjen e saj për nderimin dhe respektin që po i bëhej të birit. Fjalët e saj prekën të pranishmit, të cilët e mbështetën me ngrohtësi. Po ashtu, familjarë të tjerë, miq që kanë ndarë rrugëtimin profesional me Shpat Kasapin, si edhe përfaqësues politik, shprehën konsideratën e tyre për të. Ata vlerësuan rolin e Kasapit në muzikën shqiptare dhe modelin pozitiv të njeriut që ai la pas, duke kujtuar me respekt kontributin e tij artistik dhe kulturor.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por po rikthehet shpresa – Ekonomia po shënon rimëkëmbje16 May 2025
Menduh Thaçi: Jam shumë i kënaqur që e pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës18 October 2021
Zyrtarizoi lidhjen në ditën e lindjes, Arilena ndan foton e ëmbël me partnerin29 July 2020