ShowBiz
22 September 2026
Brikena mbërrin në Shqipëri, ja si e priti Mateo

Pas disa javësh qëndrimi në Itali pranë familjes së saj, Brikena Selmani është rikthyer në Shqipëri.


Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka ndarë me ndjekësit një moment nga rikthimi, por vëmendjen e ka marrë ajo që e priste.

Përmes një postimi në Instagram, Brikena ka publikuar një buqetë me trëndafila, të cilën duket se e ka marrë me rastin e kthimit të saj. Krahas luleve shihet edhe një letër e shkruar me dorë.

Mesazhi në letër është tejet i ngrohtë dhe nis me fjalët “Mirë se erdhe, zemra ime”, ndërsa në vijim shprehen ndjenja dashurie dhe rëndësia që Brikena ka për personin që ia ka lënë atë mesazh.

Nga përmbajtja dhe konteksti, mesazhi duket qartë se lidhet me partnerin e saj Mateo Borri,

Ky gjest romantik tregon edhe një herë lidhjen e fortë mes çiftit. Ndonëse ditët e kaluara në Itali i shërbyen Brikenës për të shijuar kohën me familjarët e saj, rikthimi në Shqipëri e gjen atë përsëri pranë vëmendjes dhe dashurisë së Mateos.



Të ndryshme
Më shumë
“Viti i dytë”, Gold AG tregon si po i ecin studimet për gazetari20 October 2021
Nedellkov: Digjitalizimi është punë e mirë, por librat nuk duhet të ndalohen për përdorim13 October 2021
Grubi: Ideja për subvencionim të punësimeve në bazë etnike është përfaqësim i drejtë dhe adekuat i të gjithëve16 October 2020