Nga Rajoni
8 December 2025
Albin Kurti përgëzon Alban Skënderajn për koncertet madhështore në Prishtinë

Gjatë bashkëbisedimit me këngëtarin Alban Skënderaj, kryeministri Albin Kurti vlerësoi energjinë, kureshtjen dhe progresin e rinisë shqiptare, duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë përpara një zhvillim të pakthyeshëm të udhëhequr edhe nga arti e kultura.
Ndërkohë, Skënderaj emocionoi publikun për katër netë radhazi me performanca mbi dy orëshe në palestrën "1 Tetori" në Prishtinë.
Albin Kurti i shprehu urimet e tij këngëtarit për suksesin e koncerteve dhe e përgëzoi për kontributin e tij në skenën muzikore shqiptare./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
CIA publikon dosjet e fshehta për 11 Shtatorin - çfarë dinte për Bin Ladenin?12 September 2026
Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai maqedonas 4 October 2026
Gjobiten 243 shoferë në Shkup25 June 2021