Nga Vendi
12 December 2025
Në Gostivar gjendet i varrosur trupi i një gruaje, ndalohen dy persona - Prokuroria nis hetimet

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar gjatë natës kreu inspektim në zonën e fshatit Negotinë, ku u gjet trupi i një personi aktualisht të paidentifikuar, i varrosur në një gropë.

Sipas informacioneve fillestare, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një grua e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur, me indikacione të mundshme se ajo ishte privuar në mënyrë të paligjshme nga liria.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit gjatë natës kreu ekspertizë në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku u gjet trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i varrosur në një gropë. Për shkak të dyshimeve se mund të bëhet fjalë për një grua e cila ishte raportuar më herët si e zhdukur, me indikacione se ishte privuar padrejtësisht nga liria, prokurori publik urdhëroi autopsinë dhe identifikimin e trupit të pajetë, si dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendngjarja".

"Gjatë natës u ndërmorën disa veprime hetimore, pas së cilave ndaj një personi të dyshuar është caktuar masa e ndalimit të shkurtër prej 48 orësh për sigurimin e provave, ndërsa një person tjetër është mbajtur në ndalim dhe ndaj tij po kryhen verifikime. Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.



Të ndryshme
Më shumë
20% e gjuhëve rrezikojnë të “vdesin” deri në fund të shekullit21 June 2021
Me kënd po lundron Tayna ujërave të Venecias15 March 2022
Gjobiten 197 shoferë në Shkup, 42 prej tyre për tejkalim shpejtësie29 June 2021