Nga Vendi
12 December 2025
Valmir Aziri nderohet me çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Posterit në Tetovë

Në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit, që u zhvillua në Tetovë, artisti Valmir Aziri u nderua me çmimin special të këtij festivali prestigjioz. Çmimi iu dorëzua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij, z. Florian Qehaja, i cili e përcolli vlerësimin në emër të drejtorisë së festivalit. Mes një audience të përbërë nga studentë, artistë dhe kolegë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni, drejtori i festivalit, z. Rrezeart Galica, mbylli me sukses këtë edicion, duke e konsoliduar Tetovën si një qendër të rëndësishme të artit pamor në nivel ndërkombëtar.

Falë angazhimit të Drejtorit të Festivalit dhe mbështetjes së Drejtoreshës së Galerisë së Tetovës, znj. Arbenita Meta, qyteti këtë vit u vendos fuqishëm në hartën ndërkombëtare të krijimtarisë vizuale, duke dëshmuar potencialin e tij të vazhdueshëm në përkrahjen e artit dhe kulturës./AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Propozim-ligji për akademi të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik para Komisionit për Sistem Politik20 September 2021
MPB paralajmëron për mashtrimet me “Safe City”: Mos hapni linqet e dyshimta11 August 2026
Kungulli që thyen rekord, me peshë gati një mijë kilogramë27 September 2021