Nga Vendi
19 July 2020
Bujar Osmani: Ne do të vendosim se cila parti politike do të merr pjesë në koalicionin tonë qeveritar

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani në deklaratë për gazetën greke ‘Etnos’ thotë se BDI është ajo parti që do ta kërkojë mandatin për të krijuar Qeveri, edhe pse LSDM dhe OBRM-PDUKM kanë marrë më shumë mandate në zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

“Rezultati i zgjedhjeve tregon se ne do të vendosim se kush do të hyjë në Qeverinë tonë, dhe jo dikush tjetër. Për këtë shkak, vlerësoj se BDI do ta merr mandatin për të formuar Qeveri dhe ne do të vendosim se cila parti politike e Maqedonisë së Veriut do të merr pjesë në  koalicionin tonë qeveritar”, tha Osmani.

Ndryshe, BDI në kampin shqiptar doli fituese e zgjedhjeve me 15 mandate të fituara, duke lënë pas koalicionin AA me 12 mandate, ndërsa fushatën e saj e bazoi te kryeministri shqiptar.

Pas certifikimit të zgjedhjeve, mandatin për të formuar Qeveri e ka partia me më së shumti mandati, përkatësisht koalicioni ‘Mundemi’. Ata kanë afat prej 20 ditësh për të formuar Qeveri./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Rama paralajmëron rezolutë në Kuvend për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit13 March 2026
Isa Mustafa: Është fatale që VV me Guxo brenda saj të mos e fitojnë asnjë komunë18 October 2021
Tensione në protestën e opozitës në Tiranë, policia shoqëron tre persona 8 May 2026