Nga Vendi
20 December 2025
Kongresi i partisë, Ahmeti: BDI lindi nga nevoja për barazi, drejt përfaqësimit të drejtë institucional të shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti sot Kongresin e pestë të partisë.

Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se kjo parti lindi nga nevoja për barazi, rrugëtoi drejt plotësimit të përfaqësimit shqiptarë nëpër institucione dhe sot është parti që mbron karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë së Veriut. 

“BDI lindi nga nevoja për paqe dhe përfaqësim. Nder vite, nga lufta kaluam në përfaqësim institucional, ndaj sot BDI është parti që mbron karakterin unitar të shtetit. Koha kërkon maturi dhe përgjegjësi, sepse bota sot po përballet me kriza të shumta që po e ndryshojnë mënyrën se si ne po punojmë dhe veprojmë. Ndaj sot shtetit i duhet pjekuri politike dhe vizion afatgjatë”, tha Ahmeti.
 

Ahmeti propozoj tre masa për jetëgjatësi politike dhe demokratike të shtetit. 

“Zgjedhja e qeverisë me shumicë Badenteri - Secila qeveri të merr besimin e deputetëve dhe të ketë legjitimitet të dyfishtë

Zbatimi i Badenterit në Gjykatën Kushtetuese – Ligjet që miratohen në Kuvend nuk duhet të rrëzohen në Gjykatën Kushtetuese, kjo ndalon majorizimin institucional.

Thellimi i decentralizimit – Të kemi pavarësi financiare të vetëqeverisjeve lokale, kthimin e një pjesë të taksave, në komunat ku ato mblidhen. Me decentralizimin ne ulim edhe ekonominë grid he rrisim trasparencën ekonomike ndaj qytetarëve”, u shpreh Ahmeti. 

Ai kërkoi sërish vetting për të gjithë politikanët dhe kthim të besimit qytetar tek institucionet.



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi akuzon Qeverinë: Ribalanci rrit deficitin dhe shkurton investimet zhvillimore 7 July 2026
A do të ndalohen dasmat pas rritjes së rasteve me COVID-19, flet Afrim Muçiqi 6 August 2021
“Mbrëmë kishte dasëm nga pushtetarët” – Afrim Muqiqi paralajmëron protesta nëse deri të premten nuk lirohen masat26 October 2021