Nga Vendi
7 July 2026
Bytyqi akuzon Qeverinë: Ribalanci rrit deficitin dhe shkurton investimet zhvillimore

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka kritikuar ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2026, duke vlerësuar se Qeveria ka shpenzuar brenda gjysmës së vitit një pjesë shumë të madhe të deficitit të planifikuar. “Sipas të dhënave, për gjysmë viti Qeveria ka shpenzuar 115,9% të deficitit vjetor të planifikuar fillimisht, ndërsa tashmë ka realizuar 98,3% të deficitit të ri që propozon me ribalancin”, deklaroi Bytyqi. Ai tha se ky ndryshim nuk paraqet planifikim të përgjegjshëm financiar, por sipas tij, është “faturë për buxhetin e dështuar të dhjetorit”. Bytyqi theksoi se Qeveria fillimisht kishte kërkuar besim për një deficit prej 3,5% të PBB-së, ndërsa me ribalancin ai rritet në 4,1%, me një shtesë prej 7,025 miliardë denarësh. “Përkeqësohet edhe deficiti primar, që do të thotë se kjo nuk mund të fshihet pas kamatave, borxhit të vjetër apo detyrimeve të trashëguara, këto janë vendime aktuale të kësaj Qeverie”, u shpreh deputeti i LSDM-së. Sipas Bytyqit, ribalanci nuk sjell zhvillim ekonomik, pasi shkurton fondet për sektorët që krijojnë produktivitet. Ai përmendi uljen e programit “Zhvillim ekonomik” për 661 milionë denarë, zvogëlimin e “Avancimit të aktiviteteve afariste” për 1,2 miliardë denarë dhe uljen e mbështetjes për investimet për 200 milionë denarë. “Ky është një ribalanc që nuk prodhon rritje të qëndrueshme, por varësi nga borxhi, transferet, ndërhyrjet rrjedhëse dhe shpërndarja politike”, deklaroi Bytyqi.



Të ndryshme
Më shumë
Mbrëmë në të njëjtin vend por asnjë foto së bashku, çfarë po ndodh mes Pm, Dagz dhe Donaldit?12 March 2022
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 32 gradë18 June 2021
Adnani pi 70 çaja në ditë. Kërkon ndërrimin e emrit në komunë30 June 2021