Nga Vendi
29 December 2025
Krerët e spektrit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë fitoren e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Krerët e subjekteve politike nga të gjitha kahjet në Maqedoninë e Veriut kanë përcjellë urime për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke vlerësuar lart procesin zgjedhor dhe pjekurinë demokratike të dëshmuar nga qytetarët e Kosovës.

Në reagimet e tyre, ata theksuan se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të lirë, të ndershme dhe në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar funksionimin e institucioneve dhe respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve. Njëkohësisht, u përgëzua Kryeministri Albin Kurti për fitoren e shënuar, me theks se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, zhvillim të qëndrueshëm dhe vizion të qartë shtetëror.

Urimet dhe mesazhet nënvizuan rëndësinë e forcimit të aleancës strategjike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, si rruga e vetme që garanton paqe, siguri dhe perspektivë evropiane për brezat e ardhshëm. Po ashtu, u shpreh dëshira që sa më shpejt Kosova të ketë institucione të kompletuara dhe stabile, duke vazhduar rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Krerët politikë në Maqedoninë e Veriut vlerësuan edhe subjektet e tjera pjesëmarrëse në zgjedhje për kulturën demokratike të dëshmuar gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke e cilësuar këtë si një fitore të demokracisë dhe shtetit të Kosovës. ALMAKPRESS



Të ndryshme
Më shumë
Spasovski e falënderon Serbinë: Si shtet nuk jemi vetëm 4 August 2021
Gazetari i njohur kroat: Përshëndetje serbëve që më kërcënuan, rroftë Kosova dhe heronjtë e UÇK-së23 June 2021
Kasami: Tema e shumicës së re është e mbyllur, jemi të koncentruar për fitore në Tetovë26 October 2021