Sport
10 January 2026
Klisman Cake largohet nga Shkëndija pas katër vitesh

Futbollisti Klisman Cake ka njoftuar se nga sot nuk është më pjesë e klubit Shkëndija. Ai e ka cilësuar si nder dhe krenari veshjen e fanellës së klubit më të madh shqiptar për katër vite radhazi, periudhë gjatë së cilës ekipi ka kaluar suksese, zhgënjime dhe ka shkruar histori.

Cake ka falënderuar drejtuesit e klubit, trajnerët dhe bashkëlojtarët me të cilët ka ndarë fushën gjatë këtyre viteve. Një falënderim të veçantë ai ia ka drejtuar tifogrupit “Ballistët” për mbështetjen e vazhdueshme në çdo kohë dhe situatë, si dhe qytetit të Tetovës, që sipas tij e ka bërë të ndihet si në shtëpi.

“Do të jeni gjithmonë në zemrën time dhe do të mbetem tifoz i flaktë i Shkëndijës. Njëherë kuqezi, gjithë jetën kuqezi,” ka përfunduar mesazhin e tij lojtari.AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
BE vlerëson Kosovën dhe kritikon Serbinë për ngecje në reforma18 March 2026
Aktori i njohur turk i jep fund lidhjes me moderatoren italiane20 August 2021
Çka i bëri bashkë Era Istrefin dhe Skerdin? 31 August 2021