Nga Rajoni
12 February 2026
Debat i ashpër në “Opinion”: Berat Buzhala përplaset fizikisht me Albatros Rexhajn gjatë transmetimit LIVE

Një debat i tensionuar ka eskaluar në përplasje fizike mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”. Teksa në studio diskutohej për dënimin me burg të kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, situata doli jashtë kontrollit.

Mes të ftuarve, Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhala patën përplasje të forta verbale lidhur me rolin e Qeverisë së Kosovës dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin dhe mundësinë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Në kulmin e debatit, Berat Buzhala iu afrua Albatros Rexhajt duke tentuar ta godasë fizikisht në studio.

Ndërhyrja e menjëhershme e moderatorit Blendi Fevziu dhe stafit të emisionit shmangu përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa transmetimi vijoi mes thirrjeve për qetësi.



Të ndryshme
Më shumë
Bekteshi: Sezoni turistik ishte i suksesshëm, masat qeveritare dhanë rezultat27 September 2021
Liderët shqiptar që duan të shkojnë bashkë në BE, u ndanë në Shkup 1 July 2025
Ambasadori Meidani uron për Kurban Bajram: "Më shumë dritë në shpirt, më shumë mirësi mes njerëzve"27 May 2026