Nga Vendi
13 January 2026
Azir Aliu: Nevojitet ligj i ri për mbrojtje nga duhani, gjendja është alarmante

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një intervistë për TV 24, theksoi domosdoshmërinë e miratimit të një ligji të ri për mbrojtje nga duhani, duke vlerësuar se ligjet ekzistuese nuk kanë dhënë rezultate konkrete për shkak të mungesës së mekanizmave për zbatim dhe matje të efektivitetit. Sipas tij, analizat tregojnë se rreth 50% e popullsisë në vend janë duhanpirës, me konsum mesatar prej 18–22 cigare në ditë, çka e vendos vendin dyfish mbi standardet evropiane. Veçanërisht shqetësuese janë të dhënat për moshat e reja, ku një përqindje e konsiderueshme e adoleshentëve janë duhanpirës aktivë ose përdorues të cigareve elektronike. Aliu theksoi se ligji nuk është kundër duhanpirësve, por synon mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të duhanpirësve pasivë, të cilët janë të ekspozuar çdo ditë ndaj tymit të duhanit në ambiente të mbyllura.



Të ndryshme
Më shumë
Dje në Maqedoni janë aplikuar 13.037 vaksina 3 September 2021
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld publikojnë fotografi nga takimi i tyre i parë, i cili ndodhi një vit më parë23 June 2021
S’ka vendimi për vitin e ri shkollor, shtyhet mbledhja KSI-MASH11 August 2020