Nga Vendi
13 January 2026
Shtyhet seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan

Seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, e planifikuar për nesër, është shtyrë. Shkak për shtyrjen është kërkesa e mbrojtjes së njërit prej të akuzuarve, pasi avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe nevojitet angazhimi i një mbrojtësi të ri.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca e radhës do të mbahet më 26 janar. Procesi gjyqësor ndodhet në fazën e procedurës provuese, ndërsa në seancën e shtyrë ishte paraparë dëgjimi i përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve.



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Penale refuzon ankesën, avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim18 December 2025
OBSh-ja kritikon Grupin G7: Vaksinat na duhen tani, jo vitin e ardhshëm15 June 2021
Nora Istrefi mahnit me figurën trupore në një nga paraqitjet e fundit 9 August 2021