Nga Vendi
6 August 2020
Gostivari i tha “Jo” shtrenjtimit të rrymës!

Masovitet impresionues është vërejtur në Gostivar në protestën me moton “BOLL MË” kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike Reporteri i Gazetës Lajm ka njoftuar se në këtë protestë kanë marë pjesë rreth 5 mijë protestues, gjë që e dëshmojnë edhe fotografitë e dërguara.

Kjo flet qartë se qytetarët kanë vendosur të shprehin revoltën e tyre kundër shtrenjtimit të energjisë në Maqedoninë e Veriut, në kohën kur energjenset kryesore shënojnë rënie çmimi në të gjitha bursat botërore. Protestës në Gostivar i është bashkangjitur edhe kryetari i komunës, Arben Taravari.



Të ndryshme
Më shumë
Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual25 October 2026
Kriza energjetike në Serbi, Vuçiq: S’po më zë gjumi natën22 October 2021
Djali i Jakup Krasniqit: U dënua UÇK-ja, jo individët – kjo dhemb më shumë27 September 2026