Nga Bota
13 January 2026
“A ke vdekur?” Aplikacioni i ri në Kinë që monitoron jetesën e personave që jetojnë vetëm

Një aplikacion i ri i quajtur “A ke vdekur?” ka bërë bujë të madhe në Kinë, duke u shndërruar brenda pak kohe në një nga aplikacionet më të shkarkuara në vend. I dedikuar posaçërisht personave që jetojnë vetëm, aplikacioni synon të ofrojë një formë kujdesi dhe sigurie për këtë kategori gjithnjë e në rritje të qytetarëve.

Funksionimi i tij është i thjeshtë: përdoruesit janë të detyruar që çdo dy ditë të konfirmojnë përmes aplikacionit se janë gjallë. Nëse nuk jepet përgjigje brenda afatit të përcaktuar, sistemi ngre automatikisht alarm për një situatë të mundshme emergjente apo vdekje.

Edhe pse është hedhur në treg vetëm prej pak kohësh dhe funksionon kundrejt një pagese modeste, aplikacioni ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm. Ai është krijuar si një formë kujdesi special, duke marrë parasysh faktin se numri i personave që jetojnë të vetëm në Kinë është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Zhvilluesit theksojnë se qëllimi kryesor nuk është alarmimi, por parandalimi dhe garantimi i sigurisë për qytetarët që nuk kanë pranë familjarë apo persona të afërt.



Të ndryshme
Më shumë
Mërgimtarët rrahin një laborant, donin që testin e Covid-19 ta bënin negativ me dhunë27 August 2021
VLEN: Gjashtë miliardë euro nga Britania do të përdoren për zhvillim pa asnjë dallim21 May 2025
Përplasja politike: VMRO-DPMNE akuzon Taravarin për shantazh, Aleanca për Shqiptarët flet për shpifje dhe manipulime14 May 2025