Nga Bota
21 July 2026
SHBA sulmon sërish Iranin, përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja ka kryer një valë të re sulmesh ndaj objektivave iraniane, duke synuar qendra komanduese, kapacitete detare, pozicione raketash dhe dronësh, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Sulmet vijnë pas vdekjes së tre ushtarëve amerikanë, ndërsa presidenti Donald Trump deklaroi se Irani do të “paguajë shumëfish” për humbjen e tyre. Teherani e ka cilësuar situatën si një “luftë të plotë” me SHBA-në, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar edhe në Ngushticën e Hormuzit. Sipas autoriteteve amerikane, anijet tregtare vijojnë të kalojnë nëpër ngushticë, ndërsa kanalet diplomatike mes palëve mbeten të hapura përmes ndërmjetësve.



Të ndryshme
Më shumë
“Një javë me binjakët”, Xhuli ndan detaje nga dita e para të mëmësisë 5 October 2026
Rritje e madhe e çmimit të dizelit në Maqedoninë e Veriut 21 September 2026
Zidane pritet të bëhet trajner i ri i Francës pas Deschamps24 March 2026