Nga Vendi
18 January 2026
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve: Një i arrestuar në Shkup dhe një në Manastir

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut, një në Shkup dhe një tjetër në Manastir, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Rasti i parë ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 06:10, në zonën e Bit Pazarit në Shkup. Sipas MPB-së, F.S. (30) nga Shkupi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij A.M. (22), duke e shtyrë përtokë. I dyshuari është privuar nga liria nga policia e SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Rasti i dytë është regjistruar po më 17 janar 2026, rreth orës 19:00, në Manastir. Nëpunësit policorë nga SPB Manastir kanë arrestuar T.R. (28), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij 79-vjeçare në shtëpinë familjare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. E moshuara është dërguar për trajtim në Spitalin Klinik të Manastirit. Në koordinim me prokurorin publik, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.



Të ndryshme
Më shumë
Trump paralajmëron për përfundimin e objektivave ushtarake në Iran 2 April 2026
Nga deponi e egër në park modern, Sanije Duraku Kasami: Hapësira pranë Vardarit po merr një pamje të re19 June 2026
“Janë siguruar 50 milionë denarë për nxënësit e rinj në arsimin e mesëm dual”17 June 2025