Nga Rajoni
19 January 2026
Kurti në Davos, takim me ministrin kanadez Sidhu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në Davos takimin e tij të parë me ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, me theks të veçantë në sektorin e teknologjisë dhe industrinë e minierave.

 

Kurti vlerësoi Kanadanë si një nga aleatët e hershëm dhe të qëndrueshëm të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit kanadez dhe popullit të tij ndaj Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Deklarimi i Jeton Sylajt para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj28 October 2026
Drejtoria që do të marrë z.Rustemi 9 September 2020
Greqia vjen deri në Vlorë, prezanton hartën e re të detit28 August 2020