Nga Vendi
5 February 2026
Aleanca për Shqiptarët: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në shqip, diskriminim institucional ndaj studentëve shqiptarë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të mos lejuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, pavarësisht kërkesës së 385 studentëve shqiptarë. Sipas Aleancës, ky vendim përbën diskriminim të hapur institucional dhe përjashtim të gjuhës shqipe nga sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

 

Nisma e studentit Mevlan Ademi po mbështetet nga deputetët Sadik Sulejmani, Halil Snopçe dhe Rijad Shaqiri, të cilët theksojnë se kërkesa për provim në gjuhën shqipe nuk cenon përdorimin e gjuhës maqedonase, por garanton barazi dhe dinjitet. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ky refuzim dërgon një mesazh të rrezikshëm për demokracinë dhe të drejtat e shqiptarëve në vend, duke nënvizuar se studentët nuk kërkojnë privilegje, por të drejtat që u takojnë me ligj.



Të ndryshme
Më shumë
“Kur?” Alaudini ka një përgjigje për të gjithë ata që presin BBVK5!14 October 2026
Zaev: 13 vatra aktive të zjarrit, presim ndihmë nga Serbia dhe NATO 3 August 2021
Natë dramatike në Gostivar: Dy njerëz kërkohen në ujërat e Vardarit29 August 2020