Nga Bota
7 February 2026
Trump prezanton TrumpRx.gov për barnat me recetë më të lira në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansuar një faqe të re zyrtare të qeverisë, TrumpRx.gov, me qëllim uljen e kostove të barnave me recetë për qytetarët amerikanë. Platforma, e prezantuar nga Shtëpia e Bardhë, liston mbi 40 ilaçe nga pesë kompani të mëdha farmaceutike, të cilat kanë arritur marrëveshje çmimesh me administratën Trump.

 

Sipas presidentit, reduktimi i çmimeve do të jetë i ndjeshëm. “Do të kurseni një pasuri,” u shpreh Trump, duke e cilësuar iniciativën si “një hap shumë pozitiv për kujdesin shëndetësor në përgjithësi”. Ai përmendi politikën e tij “Most Favored Nation”, si arsye kryesore që bëri të mundshme këtë ulje çmimesh, duke siguruar që Shtetet e Bashkuara të mos paguajnë më shumë se vendet e tjera.

 

Përdoruesit e TrumpRx.gov mund të kërkojnë ilaçin që u nevojitet, të shkarkojnë kuponin përkatës dhe ta përdorin atë në farmaci për të përfituar çmimin e reduktuar. Platforma premton ofrimin e “çmimeve më të ulëta në botë për barnat me recetë” dhe synon të lehtësojë barrën financiare për amerikanët që kanë nevojë për medikamente.



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri në Tetovë, VMRO: Zaev dhe Filipçe të mos fshihen! 9 September 2021
Komunat të merren me problemet reale, jo të shërbejnë populizëm në baza ditore, rekomandon biznesi 8 October 2021
Arjanit Hoxha në Gostivar: Me rebalancin e buxhetit, janë siguruar mjetet për subvencionet në bujqësi 2 July 2021