Nga Rajoni
25 February 2026
Kurti dhe Spiropali dakordohen për hekurudhën Gjakovë–Shkodër, prioritet strategjik i mandatit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe projektet madhore infrastrukturore. Gjatë bisedimeve u theksua se hekurudha Gjakovë–Shkodër, në kuadër të projektit Prishtinë–Durrës, do të jetë prioritet i këtij mandati, me synimin që punimet të nisin sa më parë. Ky investim strategjik pritet të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve, të rrisë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve dhe të kontribuojë në zhvillimin rajonal.

Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare gjatë vitit 2026, si dhe për nevojën e koordinimit më të madh në politikën e jashtme dhe në forume ndërkombëtare. Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për diasporën shqiptare, veçanërisht në promovimin e gjuhës dhe kulturës tek gjeneratat e reja, duke e konsideruar këtë një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të të dy shteteve.



Të ndryshme
Më shumë
236 shkelje trafiku në Shkup, 83 për tejkalim të shpejtësisë22 July 2021
BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional23 September 2025
Atdheu i ‘Përputhen’ takohet me Morena Tarakun në Turqi 7 July 2021