Nga Bota
7 July 2026
Trump: Jam i zhgënjyer me NATO-n, Erdogan është një lider shumë i fortë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh i zhgënjyer me NATO-n, duke deklaruar se pjesëmarrja e tij në samitin e Aleancës lidhej edhe me faktin se ai po mbahet në Turqi, transmeton Zyrtare. Gjatë konferencës për shtyp së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, Trump tha, “Jam i zhgënjyer me NATO-n. Ndoshta nuk do të isha këtu nëse samiti nuk do të mbahej në Turqi, ku Presidenti Erdoğan është një lider shumë i fortë.” Ai vlerësoi presidentin turk si “një lider shumë të fortë”, ndërsa bëri të ditur se në takimin mes tyre pritet të diskutohen çështje që lidhen me bashkëpunimin në tregti, mbrojtje dhe zhvillimet e fundit rreth Iranit.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Tahiri me dukje unike, e veshur në të zeza26 September 2026
Vuçiq: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën21 July 2021
Fotografia e katërshes së UÇK-së shfaqet në Times Square14 September 2026