Nga Vendi
26 February 2026
Gashi për arrestimin e Grubit: Drejtësia të mos bëhet arenë marrëveshjesh politike

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistën e tij në emisionin “Dialog” në Lajm TV, ka folur për arrestimin e Artan Grubit, duke theksuar se proceset gjyqësore nuk duhet të ndikohen nga marrëveshje politike apo partiake.

Gashi u shpreh se në raste të tilla qytetarët kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë, pavarësisht se cila palë është e përfshirë. Ai nënvizoi se nuk duhet të paragjykohet epilogu i një procesi gjyqësor dhe se kultura politike në vend duhet të ndërtohet mbi parimin që çështjet gjyqësore zhvillohen në gjykata, jo në tavolina politike.

Sipas tij, politikanët nuk duhet të implikohen në procese gjyqësore dhe rasti duhet t’i lihet në dorë prokurorisë dhe gjyqësisë. Megjithatë, ai pranoi se gjatë tre dekadave të fundit sistemi i drejtësisë ka lënë shumë për të dëshiruar, duke krijuar dyshime te qytetarët për mënyrën se si trajtohen rastet.

Në fund, Gashi bëri thirrje për angazhim të përbashkët në funksion të një drejtësie objektive dhe jo selektive, as në aspektin etnik dhe as në atë partiak, duke theksuar se askujt nuk duhet t’i bëhet padrejtësi.



Të ndryshme
Më shumë
2921 raste aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut24 August 2020
Kina i dhuron 100 mijë vaksina Maqedonisë15 May 2021
“Tërbon” rrjetin, mami më joshëse në botë pozon zhveshur nga shtrati22 August 2020