Teknologji
20 June 2026
Norvegjia kufizon inteligjencën artificiale në shkolla, ndalon përdorimin për nxënësit e vegjël

Qeveria e Norvegjisë ka vendosur të ndalojë pothuajse plotësisht përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për moshat më të mëdha përdorimi do të lejohet vetëm me kufizime dhe nën mbikëqyrjen e mësuesve. Vendimi synon të mbrojë cilësinë e procesit mësimor dhe të shmangë varësinë nga teknologjia në të nxënit.

Kryeministri Jonas Gahr Støre deklaroi se masa vjen pas rënies së rezultateve në testet arsimore, duke theksuar se inteligjenca artificiale mund t’i shtyjë fëmijët të anashkalojnë etapa të rëndësishme të të mësuarit. “Gjëja më e rëndësishme në shkollë është që fëmijët tanë të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të bëjnë matematikë”, u shpreh ai.

Sipas rregullave të reja, nxënësit nga mosha 6 deri në 13 vjeç nuk do të përdorin, në përgjithësi, mjete të inteligjencës artificiale, ndërsa ata nga 14 deri në 16 vjeç do t’i përdorin vetëm me kujdes dhe nën drejtimin e mësuesve. Për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë, fokusi do të jetë në përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë për t’i përgatitur për studimet dhe tregun e punës.

Autoritetet norvegjeze kanë paralajmëruar gjithashtu shtim të investimeve për librat shkollorë, duke synuar rikthimin e tyre në qendër të procesit mësimor. Burimi: abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë
49-vjeçarja zbulon se shkon me burra të martuar dhe nuk ndihet fajtore 8 October 2021
Tragjedia në Tetovë: 26 pacientë kanë qenë të hospitalizuar gjatë shpërthimit të zjarrit 9 September 2021
MSH Maqedoni: Nuk ka hospitalizimeve të reja për covid pacientë në Shkup 9 June 2021