Nga Rajoni
26 February 2026
Rama riformaton qeverinë, ndryshime në 6 dikastere, Albana Koçiu zv.kryeministre

Kryeministri i Edi Rama ka shpallur ndryshime të rëndësishme në qeveri duke prekur gjashtë ministri pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste. Në postin e zv.kryeministres emërohet Albana Koçiu, duke zëvendësuar Belinda Ballukun. Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme vjen ish-ambasadori në BE, Ferit Hoxha, ndërsa Besfort Lamallari lë Ministrinë e Drejtësisë dhe merr postin e Ministrit të Brendshëm. Toni Gogu merr drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, Erjona Ismaili emërohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa Enea Karakaçi zëvendëson Belinda Ballukun në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ky riformatim synon rifreskimin e kabinetit qeverisës dhe përforcimin e strukturës në dikasteret kyçe, duke sjellë ndryshime strategjike në udhëheqjen e shtetit gjashtë muaj pas votimit të kabinetit “Rama 4”.



Të ndryshme
Më shumë
Dënohet me disa vjet burgim vrasësi i nëntë maceve30 July 2021
SPB Tetovë: 72 persona pa maska gjatë ditës së djeshme27 July 2020
35 zyrtarë në Kosovë përballen me gjoba për mosdeklarim pasurie, 5 raste shkojnë në kallëzim penal17 April 2026