Nga Rajoni
28 February 2026
Memorandum për kulturën dhe shkencën, Presheva forcon lidhjet me Akademinë “Rrënjët Tona”

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar për formalizimin e një bashkëpunimi institucional me Akademinë Alternative Shkencore “Rrënjët Tona”, duke e cilësuar këtë hap si një moment të rëndësishëm për zhvillimin kulturor dhe shkencor të Preshevës.

Në kuadër të një takimi zyrtar, u prit Prof. Inxh. Av. Sazan Guri së bashku me delegacionin e Akademia Alternative Shkencore Rrënjët Tona, ku palët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që synon thellimin e angazhimit në fusha me interes të përbashkët.

Sipas Sinanit, akademikët shqiptarë po dëshmojnë me vepra se Presheva mbetet pjesë e angazhimit të tyre shkencor dhe kulturor. Ajo theksoi se marrëveshja parashikon ruajtjen dhe promovimin e kulturës, gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kombëtare, si dhe organizimin e aktiviteteve shkencore e kulturore dhe zhvillimin e projekteve me ndikim afatgjatë për komunitetin lokal.

Një rol të rëndësishëm në këtë bashkëpunim institucional ka pasur edhe Ambasadori i Shqipërisë, Bardhyl Canaj, i cili ka kontribuar në ndërtimin e urave të komunikimit mes palëve.

Ky memorandum shihet si një partneritet serioz dhe një hap konkret drejt forcimit të identitetit kulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Preshevë.



Të ndryshme
Më shumë
Simovski: Spekulimet për regjistrimin e bullgarëve janë çmenduri, asnjë person nuk i di të dhënat e mbledhura deri tani16 September 2021
Fatura të larta të energjisë elektrike pritet të vijnë në muajt në vijim 8 October 2021
Gostivar, 6.800 qytetarë kanë mbetur pa punë gjatë periudhës së pandemisë28 June 2021