Nga Vendi
22 July 2020
Arrijnë edhe gjashtë aktpadi në Gjykatën Administrative të Maqedonisë

Gjashtë aktpadi të reja janë parashtruar në Gjykatën Administrative duke kundërshtuar kështu vendimet e KSHZ-së për ankesat e partive politike.

“Dy aktpadi janë parashtruar nga OBRM-PDUKM, dy nga partia Demokrati, një nga partia Maqedonia unike, përkatësisht nga koalicioni ‘Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni’, dhe një nga partia e punës”, thonë nga Gjykata Administrative.

Gjatë ditës së sotme aktpadi janë parashtruar edhe nga E majta dhe nga Unioni socialdemokrat.

Afati për parashtrimin e aktpadive në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga KSHZ./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
MASH-i rrit mbështetjen për nxënësit e talentuar, do të financoj pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare30 September 2025
Filipçe: Nuk është koha për hapjen e çerdheve29 June 2020
Taravari e Ahmeti së bashku në zgjedhjet lokale, përfshi dhe listat për këshilltarë30 July 2025