Nga Vendi
2 March 2026
Spitali “Nënë Tereza” në Çair dhe Parqet e Shkupit drejt gjelbërimit dhe përmirësimit të hapësirave përreth

Drejtoresha e Spitali i Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji Nënë Tereza, dr. Meral Uzeiri Ferati, priti në takim drejtorin e Parqet dhe Gjelbrimet Shkup, Muamer Seferi, për të diskutuar përmirësimin e hapësirave përreth institucionit shëndetësor.

Takimi u cilësua si i hapur dhe konkret, me fokus të qartë në rregullimin dhe mirëmbajtjen e ambientit rreth spitalit. Sipas njoftimit, palët u dakorduan për pastrimin e plotë të hapësirës, kositjen dhe mirëmbajtjen e parkut, si dhe mbjelljen e drunjve të rinj, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të gjelbër dhe më të denjë për pacientet, stafin dhe vizitorët.

Për ne, hapësirat e gjelbra nuk janë luks, ato janë një domosdoshmëri, sidomos pranë institucioneve shëndetësore, ku qetësia, ajri i pastër dhe një ambient i rregulluar ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien fizike dhe emocionale të pacienteve tona dhe foshnjeve të tyre, thuhet në deklaratë.

Nga spitali shprehën falënderim për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e drejtorit Seferi, duke theksuar bindjen se përmes bashkëpunimit institucional kjo hapësirë do të bëhet më e bukur dhe më mikpritëse për të gjithë qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN drejt bashkimit politik, më 9 Maj vuloset unifikimi i pesë subjekteve 3 May 2026
Kjo është vajza 21 vjeçare e Duda Balje 1 September 2021
Ndarja gjatë xhirimeve të serialit, detajet zbulojnë çfarë ndodhi mes aktorëve turk 5 October 2026