Nga Vendi
3 March 2026
Tërmet i lehtë në rajonin Tetovë–Gostivar, lëkundje të ndjera në orët e para të mëngjesit

Një tërmet me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike është ndjerë sot në mëngjes në Gostivar dhe zonat përreth, në orën 5:21.

Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e lëkundjes sizmike ka qenë në rajonin epiqendror Tetovë–Gostivar, rreth 45 kilometra në perëndim të Shkupit. Magnituda lokale e tërmetit ka qenë 2.2 sipas shkallës Rihter.

Opservatoriumi Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup informon se bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të ulët, i cili është ndjerë nga banorët, por pa raportime për dëme materiale.

Autoritetet theksojnë se lëkundje të tilla janë të zakonshme për këtë rajon, i cili konsiderohet zonë me aktivitet sizmik. Deri më tani nuk ka informacione për pasoja apo shqetësime serioze në terren.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN reagon pas largimit të Taravarit: “Ai nuk solli ndryshimin, ai e pengoi atë”12 May 2025
Çështja e kufijve, Filipçe: Nuk ka ndryshime, mbeten kushtet e njëjta31 August 2020
Maqedoni: Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar mbi dy mijë qytetarë22 June 2021