Nga Vendi
4 March 2026
Spitali Nënë Tereza-Çair nis hapat për procesin e akreditimit

Drejtoresha e Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Nënë Tereza-Çair, Meral Uzeiri Ferati, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të Agjencisë për Cilësinë dhe Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore, në kuadër të fillimit të procesit të akreditimit të institucionit.

Takimi u fokusua në përcaktimin e hapave që duhet të ndiqen për përmbushjen e standardeve të kërkuara, me synimin për të garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për pacientët. Sipas përfaqësuesve, “qëllimi i takimit është përmirësimi i kujdesit shëndetësor përmes zbatimit dhe futjes në përdorim të standardeve të cilësisë dhe sigurisë së pacientit”.

Procesi i akreditimit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në forcimin e besimit të qytetarëve ndaj institucionit shëndetësor.



Të ndryshme
Më shumë
9 të vdekur dhe 176 të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit28 June 2020
Shyhretja thotë për mbesen: “Me ta kënaq synin”20 October 2021
Kurti: Mandat për reforma, investime dhe zgjidhje konsensuale për Presidentin 1 March 2026