Nga Vendi
6 March 2026
Aliu paralajmëron digjitalizimin e plotë të evidencave shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se është përgatitur Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, i cili synon digjitalizimin e plotë të sistemit shëndetësor në vend.

Sipas tij, me këtë zgjidhje ligjore do të mundësohet mbajtja e evidencave shëndetësore në mënyrë plotësisht elektronike përmes sistemit kombëtar “Termini im”.

“Me këtë zgjidhje ligjore tejkalohen kufizimet e deritanishme në sistemin e evidencave shëndetësore dhe mundësohet mbajtja e tyre plotësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shëndetësi ‘Termini im’. Dokumentacioni mjekësor, udhëzimet për specialistë, recetat dhe raportet do të ruhen në mënyrë digjitale, ndërsa dokumentacioni në letër do të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme”, deklaroi Aliu.

Ai theksoi se një nga risitë kryesore është krijimi i Dosjes Elektronike Shëndetësore për çdo pacient, e cila do të përmbajë të gjitha të dhënat mjekësore dhe do të lehtësojë qasjen në shërbimet shëndetësore. Ligji parashikon gjithashtu harmonizimin e sistemeve informatike në institucionet publike dhe private, me qëllim rritjen e sigurisë dhe transparencës në menaxhimin e të dhënave shëndetësore.



Të ndryshme
Më shumë
Bujqit në Maqedoni kërkojnë miratimin e planit për ndryshimet klimatike 5 July 2021
Më në fund shkenca shpjegon pse vajzat dashurohen me djemtë “e këqij” 5 July 2020
Arrestohet një person në Tetovë pas sulmit fizik pas një seance gjyqësore12 March 2026