Nga Vendi
12 March 2026
Arrestohet një person në Tetovë pas sulmit fizik pas një seance gjyqësore

Policia në Tetovë ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik ndaj një bashkëfshatari të tij.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 11 mars 2026, rreth orës 13:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.Z., 46 vjeç, nga fshati Zhelinë.

Siç bëhet e ditur, arrestimi është kryer pas një denoncimi paraprak se, menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore, ai ka sulmuar fizikisht personin B.XH., 54 vjeç, po ashtu nga fshati Zhelinë.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të përgatitet parashtresë përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
I punësonin si masazhatore, por i shfrytëzonin për prostitutë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë12 September 2020
“Seriozisht po i afrohemi rrogës mesatare prej 500 eurosh”, tha Bytyqi 7 July 2021
Nikollovski: Do të formoj ekip profesionistësh për luftë kundër korrupsionit dhe resurset njerëzor25 September 2020