Nga Rajoni
6 March 2026
Kurti shpjegon pse nuk e mbështeti Osmanin për mandat të dytë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidentja në detyrë Vjosa Osmani nuk është mbështetur për një mandat të dytë pasi nuk do të siguronte kuorumin e nevojshëm në Kuvend.

Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje kishte tentuar të gjente një figurë konsensuale dhe se në procesin e konsultimeve ishte përmendur edhe emri i Glauk Konjufcës.

“Ne jemi përpjekur që ta gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi PDK-ja. Kur na u tha se mund të japim propozim, erdhëm te emri i Glauk Konjufcës, që mendojmë se ka qenë vendim i duhur. Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, as presidenti potencial nuk na e garantojnë kuorumin”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se situata u reflektua edhe në votimin e fundit në Kuvend, duke theksuar se për këtë arsye është kërkuar bashkëpunim edhe me partitë e tjera parlamentare.



Të ndryshme
Më shumë
SHGM kërkon transparencë të plotë në zgjedhjen e drejtuesve të RTM-së17 April 2026
Talebanët në ditën e parë ndalojnë serialet turke dhe ato indiane, heqin edhe reklamat17 August 2021
Elon Musk në gjyq kundër OpenAI, akuza për devijim nga misioni bamirës dhe kërkesë për dëmshpërblim miliardësh29 April 2026