Nga Vendi
10 March 2026
Mësuesi nga Shkupi arrestohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses 18-vjeçare

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje më 9 mars 2026, rreth orës 17:30, oficerë policie nga SPB Shkup privuan nga liria një burrë 52-vjeçar nga Shkupi, mësues në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës, pas një denoncimi të mëparshëm.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se gjatë periudhës nga 25 shkurt deri më 2 mars 2026 ka ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare dhe ka kërkuar prej saj marrëdhënie seksuale.

“Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një raport përkatës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, duke theksuar se hetimet vazhdojnë.



Të ndryshme
Më shumë
Rreth 1.000 të hospitalizuar nga coronavirusi në Maqedoni 1 September 2021
“6.725 vende të lira për nxënësit e shkollave të mesme në arsimin dual”18 June 2025
Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Kosovë15 June 2021