Nga Rajoni
10 March 2026
Dogana e Kosovës sekuestron mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë 800 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 10 mars 2026, në regjionin e Prishtinës, janë zbuluar dhe sekuestruar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800,000 euro. Operacioni u zhvillua në pesë lokacione, depo të ndryshme të bizneseve, ku u gjetën sasi të konsiderueshme të mbathjeve sportive me marka të mbrojtura dhe veshje tekstili që dyshohet se nuk posedojnë dokumentacion për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Kosovë.

“Sot, më 10.03.2026, Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion kontrolli në pesë lokacione. Malli i identifikuar dyshohet se nuk posedon dokumentacion përkatës për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Republikën e Kosovës. Vlera e përgjithshme e mallit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 800,000 euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas evidentimit të rastit, Prokurori Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizoi ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Personat e dyshuar po intervistohen ndërsa malli i sekuestruar po inventarizohet dhe do të transportohet në depot e Doganës së Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev tregon se a do të shtrenjtohet rryma 16 June 2021
Shkup–Bllacë, mbi 200 milionë euro investim, Mexhiti: Rruga nuk është më premtim, por projekt që po merr formë 5 July 2026
Ia ndaloi ta shoh vajzën për një kohë të gjatë, këngëtarja kosovare fiton gjyqin ndaj ish të dashurit 2 July 2021