Nga Vendi
11 March 2026
Ali Ahmeti kujton 45-vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar sot 11 marsin si një nga datat më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare, duke shënuar 45-vjetorin e demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë.

Në mesazhin e tij, Ahmeti thekson se 11 Marsi nuk është vetëm një datë historike, por edhe pjesë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Sipas tij, demonstratat e asaj pranvere nuk ishin vetëm protesta studentore, por zëri i një populli që kërkonte dinjitet, barazi dhe të drejtën për të jetuar i lirë.

“11 Marsi është një datë që nuk i përket vetëm historisë, por edhe ndërgjegjes sonë kombëtare. Ato ditë të marsit nuk ishin vetëm protesta studentësh, por zëri i një populli të tërë që kërkonte dinjitet, barazi dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet”, ka theksuar Ahmeti.

Ai vlerësoi brezin e vitit 1981 si një brez të veçantë në historinë kombëtare, i cili, sipas tij, nuk e ndërpreu kurrë rrugëtimin nga demonstratat dhe organizimet kundër regjimit deri te luftërat çlirimtare që sollën ndryshime historike për shqiptarët.

Ahmeti nënvizoi se liria nuk vjen rastësisht, por është rezultat i guximit, sakrificës dhe besimit se e drejta duhet të triumfojë. Sipas tij, rruga e nisur nga studentët e vitit 1981 vazhdoi deri te liria e Kosovës dhe ndryshimet e rëndësishme në statusin politik të shqiptarëve në rajon.



Të ndryshme
Më shumë
Modelja Arbnora Ademaj në zi, humb dy persona të dashur 1 September 2021
Kurti takon Kombëtaren, besim i plotë para finales historike30 March 2026
Ulen rastet e reja nga koronavirusi, publikohen të dhënat e 24 orëve të fundit nga Italia14 September 2020