Nga Rajoni
11 March 2026
SPAK i dorëzon Erion Veliajt në burg dosjen hetimore me 61 mijë faqe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, i ka dorëzuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të gjitha aktet hetimore të çështjes në të cilën ai ndodhet nën hetim.

Sipas raportimit të Top Channel, dokumentacioni është dorëzuar në burgun e Durrësit, ku Veliaj po qëndron në paraburgim prej më shumë se një viti. Dosja përmban rreth 61 mijë faqe materiale hetimore.

Dorëzimi i këtyre dokumenteve vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila urdhëroi Byronë Kombëtare të Hetimit që t’ia vendosë në dispozicion të gjitha aktet kryebashkiakut të Tiranës, në mënyrë që ai të njihet me përmbajtjen e plotë të dosjes.

Me këtë procedurë, Veliaj do të ketë mundësinë të shqyrtojë materialet hetimore që lidhen me akuzat ndaj tij, ndërsa procesi ligjor ndaj tij vijon në institucionet e drejtësisë.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Hapësirat e Spitalit Gjinekologjik Çair do të marrin pamje të re pas aksionit të përbashkët25 March 2026
Maqedoni: Nëse shtrenjtohet rryma elektrike, iniciativa “Boll më” paralajmëron protesta21 June 2021
Covid-19, 138 raste të reja,144 pacientë të shëruar. 1 August 2020