Nga Rajoni
12 March 2026
Ardita Sinani takon Presidentin Bajram Begaj, në fokus Presheva dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku në qendër të bisedimeve ishte situata dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Gjatë takimit, Sinani e informoi presidentin për zhvillimet aktuale në Preshevë, duke theksuar nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për komunitetin shqiptar në këtë rajon.

Ajo bëri të ditur se në takim u diskutua edhe për projekte zhvillimore dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Preshevës dhe atyre të Shqipërisë në fusha që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve.

Sinani theksoi se, “e informova për zhvillimet në Preshevë dhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës”, duke shtuar se shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik.



Të ndryshme
Më shumë
Ulet për 126 milionë euro buxheti për personat me aftësi të veçanta në Maqedoni14 November 2025
Do të hetohet vdekja e 24- vjeçarës prej COVID-1912 July 2020
Filipçe: Mund të ketë kufizime por vetëm nëse përmbushen kapacitetet spitalore19 July 2020