Nga Vendi
12 March 2026
Debati për të drejtat e shqiptarëve në RMV, rikthehet në vëmendje thënia e Arbër Xhaferit

Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se burimi i krizave në vend ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Sipas tij, para vitit 2001 burimi kryesor i krizës ishte Kushtetuta, ndërsa pas këtij viti në qendër të kritikave po vendoset gjithnjë e më shumë Gjykata Kushtetuese.

Në reagimin e tij, Fazliu rikujtoi edhe një nga thëniet e njohura të politikanit shqiptar Arbër Xhaferi, i cili kishte theksuar se, “në Maqedoni, çfarë të lejon Kushtetuta, ta pamundëson ligji, çfarë të lejon ligji, ta pamundëson një administrator i thjeshtë maqedonas kur shkon ta realizosh një të drejtë qytetare”.

Ai shtoi se sot këtij paradoksi i është shtuar edhe një dimension tjetër, duke theksuar se, “në Maqedoni, çfarë të lejon Kushtetuta, ta pamundëson Gjykata Kushtetuese”.

Fazliu ngriti gjithashtu pikëpyetje edhe për rolin e politikës shqiptare pas vitit 2001, duke theksuar se nëse do të ishin konsoliduar mekanizma të qëndrueshëm institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, shumë nga këto çështje nuk do të mbeteshin ende të hapura.



Të ndryshme
Më shumë
“Kam bërë shumë gabim që s’e kam marr”, pacientët të penduar që nuk u vaksinuan me kohë15 September 2021
Qyteti zviceran, në top 10 qytetet me ajrin më të pastër në Evropë20 August 2021
Foto/Kjo do të jetë vula e re e Partisë Demokratike11 December 2021