Nga Vendi
13 March 2026
Kërcënime në rrjetet sociale ndaj shkollave në Tetovë, ndalohen dy të rinj

Dy persona kanë përfunduar në Policinë e Tetovës nën dyshimin për kërcënime në rrjetet sociale ndaj nxënësve dhe shkollave të mesme në qytet. Njëri prej tyre ishte ndaluar edhe më herët për të njëjtën vepër.

Sipas informacioneve nga autoritetet, personi i parë është një 18-vjeçar nga Pallatica e Tetovës, i cili ishte arrestuar edhe më 27 shkurt për dyshime të ngjashme. Ndërkohë, personi i dytë është një 15-vjeçar nga fshati Xhepçisht.

I mituri dyshohet se në rrjetet sociale ka publikuar fotografi ku shihen edhe armë, duke kërcënuar se do të kryejë vrasje në shkollën e mesme të mjekësisë dhe në gjimnaz.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka realizuar bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur edhe prova që lidhen me rastin. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri në hotelin e Vlorës, Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë16 August 2026
Sela, Gashi dhe Kasami nuk shkojnë në takimin e thirrur nga Ahmeti13 August 2020
“E Majta” sërish do ta padisë Talat Xhaferin 9 August 2021