Kuriozitete
14 March 2026
Fotografitë e viteve ’70 tregojnë një Iran ndryshe para Revolucionit Islamik

Disa fotografi të viteve 1970 nga revista mode në Iran po rikthejnë vëmendjen te jeta dhe realiteti i grave iraniane para ndryshimeve të mëdha politike. Imazhet e publikuara nga faqja BordPanda.com tregojnë modele që pozojnë lirshëm për kamerën, me flokë të stiluar dhe me veshje që ekspozojnë këmbët, duart dhe flokët.

Fotografitë pasqyrojnë një shoqëri më të hapur dhe të orientuar drejt stilit perëndimor, ku gratë kishin më shumë hapësirë për shprehje dhe stil personal. Sipas përshkrimeve të publikuara në faqen online, “fotografitë tregojnë një Iran perëndimor dhe lirinë e femrave që ekzistonte deri në vitin 1979”.

Kjo periudhë ndryshoi rrënjësisht pas Revolucioni Islamik i vitit 1979 në Iran, kur rregullat shoqërore dhe kulturore për gratë u transformuan ndjeshëm, duke vendosur norma të reja për mënyrën e veshjes dhe paraqitjes në publik.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti në pritjen solemne të Ambasadës së Sllovenisë, vlerëson miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve17 June 2026
NASA: Toka po thith nxehtësi si asnjëherë më parë21 June 2021
Lufta në Iran rrit fitimet e gjigantëve të naftës dhe bankave10 May 2026