Nga Rajoni
15 March 2026
“Eksperienca është shuma e disfatave të pësuara në jetë”, Ilir Kulla publikon foto nga takimi me Romano Prodin në Baku

Analisti dhe studiuesi Ilir Kulla ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi nga një takim pune me një nga figurat më me ndikim të politikës italiane, ish-kryeministrin dhe profesorin Romano Prodi.

Takimi është zhvilluar në Baku, ku Kulla ka ndarë me ndjekësit një reflektim mbi përvojën në politikë.

Në postimin e tij ai citon një mendim të një paraardhësi të profesor Prodit, duke theksuar se “eksperienca është shuma e disfatave të pësuara në jetë”. Sipas Kullës, në kohët e sotme përvoja e figurave të tilla si Prodi mbetet më shumë se e vyer për debatin dhe zhvillimet politike.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski për 30-vjetorin e pavarësisë: Të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve 8 September 2021
Alketa Vejsiu apo Bora Zemani? Sindi i çudit të gjithë me zgjedhjen e saj 9 August 2021
Genta Ismajli bën dedikimin prekës për babain e ndjerë 14 September 2026