Nga Vendi
16 March 2026
Drejtoresha e Spitalit “Nënë Tereza” në Çair në takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë

Drejtoresha e Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Spitali Gjinekologjik Nënë Tereza, dr. Meral Uzeiri Ferati, mori pjesë në takimin e zhvilluar në Prishtinë mes përfaqësuesve të Lëvizjes Arbëria dhe Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë këtij takimi, dr. Ferati, si pjesë e delegacionit të Lëvizjes Arbëria, e uroi Haxhiun për zgjedhjen në postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e rolit të grave në pozita të larta institucionale.

Ajo vlerësoi se zgjedhja e saj është dëshmi se gratë kanë përgjegjësinë dhe vullnetin për të përmbushur me përkushtim detyrat që u besohen, ndërsa i uroi gjithashtu suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të institucioneve demokratike të vendit.

Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve për bashkëpunimin dhe zhvillimet politike me interes për shqiptarët në rajon.



Të ndryshme
Më shumë
Përplasjet për gjuhën shqipe në “Safe City”, opozita kërkon dorëheqjen e kreut të Kushtetueses12 March 2026
Vendimi për vulat e Aleancës, Sela: Proces politik dhe i dirigjuar18 March 2026
Zaev merr 6 milionë euro ryshfet, Boki 13 ditë më parë e konfirmoi (VIDEO)12 July 2020