Sport
16 March 2026
Rey Manaj pëson dëmtim të rëndë te Sivasspor, rrezikon ndeshjen e play-offit dhe mbylljen e sezonit

Lajme të këqija vijnë nga Sivasspor ku sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes ndaj Umraniyespor, duke u tërhequr nga fusha pas vetëm shtatë minutash lojë.

Klubi turk bëri të ditur në një komunikatë se “Lojtari ynë është dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Si rezultat i ekzaminimit me rezonancë të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të gradës 3c dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës së majtë”.

Ky dëmtim do të bëjë që Manaj të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e 26 marsit me Poloni për fazën e play-offit të Botërorit 2026 dhe me shumë gjasa mund të mbyllë sezonin për Sivasspor. Sulmuesi ishte rikthyer te klubi në merkaton e janarit, por për shkak të problemeve fizike nuk ishte aktivizuar në ndeshjen ndaj Hatayspor. Vendimi për ta futur në fushë të dielën rezultoi i nxituar dhe i gabuar.



Të ndryshme
Më shumë
LAJMI FUNDIT/ 28 pacientë ndërruan jetë me Kovid-19, 929 raste të reja10 December 2020
Maqedoni: 127 raste të reja me COVID-19, humbin jetën tetë persona19 July 2020
Bexheti: Tetovës do t’ja kthejmë bardhësinë duke e pastruar nga çdo hije, pas të cilës fshihet llumi dhe zullumi!28 August 2021