Nga Vendi
18 March 2026
Mickoski nga Brukseli: VMRO-DPMNE pjesë e aktiviteteve të PPE dhe diskutimeve për të ardhmen e Evropës

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur nga Brukseli se partia që ai drejton po merr pjesë në aktivitetet për shënimin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Evropiane, e cilësuar si forca më e madhe politike në Evropën demokratike.

Gjatë qëndrimit dyditor në kryeqendrën evropiane, përveç ceremonisë zyrtare, pritet të mbahet edhe Samiti i liderëve të partive që janë pjesë e kësaj familjeje politike.

Mickoski theksoi se në fokus të diskutimeve do të jenë çështje kyçe për të ardhmen e kontinentit, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, sfidat globale dhe situatat e sigurisë, si lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, duke shtuar se, “në samit do të diskutohen çështje kyçe që lidhen me perspektivën ekonomike të kontinentit evropian”.

Ai nënvizoi se për VMRO-DPMNE-në dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, prioritet mbetet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe prezantimi i reformave dhe arritjeve të fundit para partnerëve evropianë.



Të ndryshme
Më shumë
Ishte cilësuar si vajza më e bukur në botë kur ishte 10-vjeçare, kështu duket aktualisht modelja 6 August 2021
5 Maji, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Policisë së Shtetit 5 May 2026
Alstory / Çejku: Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkoi disa herë shpalljen time non grata29 June 2025