Nga Rajoni
7 October 2026
OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të vendit, Justina Shiroka Pula.

Ai ka përgëzuar partitë për vullnetin e treguar për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se Kosova po vazhdon një traditë të rëndësishme, meqë përsëri presidente është zgjedhur një grua.

“…Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje…”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Humbi luftën, por kryeministri armen i fiton zgjedhjet21 June 2021
Lotina Haziri publikon fotografi të reja në javën e 38-të të shtatzënisë13 October 2026
Ahmeti nga Tetova: BDI i ngjan shqiponjës pasi që nuk e kemi humbur shënjestrën tek qëllimet29 September 2021